Ish kryeministri Nikolla Gruevski i cili është në arrati në Hungari, në rrjetin social të tij në ‘Facebook’ shkroi se tashmë ka vendosur të tërhiqet nga posti i deputetit dhe se për këtë vendim do ta njoftojë Kuvendin gjatë ditëve të ardhshme.

Gruevski thotë se nuk do të lejojë që OBRM-PDUKM dhe deputetët e tij për shkak tij dhe mandatit të tij të kenë trysni politike dhe se nuk dëshiron që t’i japë mundësi LSDM-së t’u ikë problemeve që kaplojnë qytetarët dhe të fshihet, siç thotë ai, pas politikave kriminale.

“Vendosa të jap dorëheqje nga posti i deputetit dhe për të njëjtën në mënyrë formale do ta njoftoj Kuvendin gjatë ditëve të ardhshme”, shkruan Gruevski duke falënderuar deputetët e partisë së tij dhe mijëra qytetarë që me mënyra të ndryshme, nëpërmjet kontakteve personale apo nëpërmjet rrjeteve sociale gjatë ditëve të fundit i kanë dhënë mbështetje

Ndryshe më herët Komisioni për çështje të mandatit dhe të imunitetit e miratoi propozimin për marrjen e mandatit të Nikolla Gruevsit. Kjo vjen pasi që ish kryeministri Gruevski mungon më shumë se gjashtë muaj në punën e Kuvendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…