Zëvendëskryeministri Grubi, i ftuar sonte në emisionin “Click Plus” ka treguar edhe arsyet e vonesave në autostradën Shkup-Bllacë. Sipas Grubit, shkak për këto vonesa është bërë firma që fitoji tenderin për mbikëqyrjen e autostradës, pasi e njëjta kishte lidhje me shtetin rus dhe bankat nga Rusia.

“U shpall tenderi për rrugën Shkup-Bllacë, aplikuan dy kompani njëra ishte kompani kroate dhe një kompani amerikane, por kjo e fundit nuk kishte dorëzuar dokumentacionin e duhur dhe u skualifikua, me ç’rast mbeti e vetmja kompania kroate. Në periudhën e dorëzimit të garancisë bankare, kjo kompani nuk arrit t’i dorëzojë 2.7 milionë euro si garanci bankare për të filluar negociatat me Bektelin. Kur ne kontrolluam doli se kompania kroate, është në pronësi ruse. Ndërsa në bordin drejtues ka rus që janë të ndërlidhur me shtetin. Të gjitha mjetet i kishte në bankë ruse dhe nuk arriti t’i dorëzojë”- tha Grubi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Banka Botërore: Lufta në Ukrainë mund të shkaktojë recesion global

Shefi i Bankës Botërore: E vështirë të gjenden mënyra për të shmangur…

Aksion policor në “Rrugën e Kaçanikut” Shkup, konfiskohet drogë

Një aksion policor po zhvillohet sonte në rrugën e Kaçanikut në Shkup,…

​Salih Mustafa zgjedh të mos deklarohet para trupit gjykues, Specialja pritet ta shpall aktgjykimin

Salih Mustafa nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të…

OKB bën thirrje për t’i dhënë fund luftës: Po nxit një krizë globale tredimensionaleu

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në ditën e…

​Kurti fton qytetarët: Ejani nesër në tubim paqësor, me muzikë e fjalime

Lëvizja Vetëvendosje nesër do të mbajë tubim në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.…