Deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka reaguar pas deklaratave të liderit të ASH-së Ziadin Sela dhënë sonte në emisionin “Samo Intervju” në Kanal 5, ku ndër të tjera Sela ka folur edhe për ngjarjet e 27 prillit.

“Me 27 prill kishte shqiptarë , respektivisht parti politike që mezi prisnin të bëjnë koalicion dhe të bëhen pjesë e pushtetit me VMRO-DPMNE-në”. Janë të njëjtit që i rinin dhe vazhdojnë ti rijnë në krahë të djathtë z Ali Ahmeti, duke aluduar në deputetin Grubi për të cilin ka edhe videomateriale ku përqafohet me djalin e Sasho Mijalkovit dhe sigurisht se ka të dhëna se Artan Grubi ka informuar se ku ndodhet Sela në ngjarjen e 27 prillit”, kishte thënë Sela.

Pas kësaj deklarate të Ziadin Selës reagimi i Grubit ishte shumë i ashpër, i ulët dhe jashtë çdo etike të sjelljes normale të një përfaqësuesi politik, në rastin konkret deputeti kundër një kolegu tjetër deputet.

Grubi duke mos u kënaqur vetëm me krahasimin që i bën me Menduh Thaçin: “Ka rrëshqit Menduhi i vogël, gjynah, mos ia zeni për të madhe, kërkon famë duke shpif dhe mendon se duke e arsyetuar ikjen e tij qyqare mund të përfiton diçka të imtë me gënjeshtra dhe trillime, mjerim”, shton edhe sharjen e njohur njohur të shqiptarit nga Kroacia (Deda Tonit-Talatit) “Idi vezhbaj p…. ti m… r”, sharje të cilën pasi e kishte bë publike u mundua ta fsheh.

Megjithëse përpjekja e Artan Grubit për të fshehur turpin e veprimit të tij  pas gabimit që kishte bërë ishte e shpejtë, por prapëseprapë falë teknologjisë të platformës së fejsbukut, e cila regjistron të gjitha historitë e redaktimeve , kjo përpjekje e Grubit shkoi huq , gjë që më së miri  mund shifet nga fotoja e mëposhtme që tregon qartë  se deputeti Grubi, falë intervenimit të shokëve të partisë pas një kohe të shkurtër ishte munduar ta fshi të njëjtin./FOL/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…