I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell është përplasur me asistentin e ish-presidentit Barack Obama, Ned Price, ku sipas këtij të fundit, Grenell ka dështuar në çështjen e dialogut.

Ndaj Price, ka reaguar vetë Grenell, duke thënë se administrata e Obamës ka injoruar Serbinë dhe Kosovës për 8 vjet me radhë dhe se tashmë këto dy shtete do të negociojnë në Shtëpi të Bardhë gjatë javës së ardhshme.

“Negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë do të mbahen javën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë. Ekipi juaj ka injoruar njerëzit në Serbi dhe Kosovë për 8 vjet”, ka reaguar Grenell në Twitter.
Takimit të 4 shtatorit në Washington, do t’i paraprijë takimi i sotshëm në Bruksel që do të zhvillohet në nivel të ekspertëve, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, e që ndërmjetësohet nga Bashkimin Evropian.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga BE-ja, rifilloi më 16 korrik, pasi ishte ndërprerë në fund të vitit 2018, kur Qeveria e Kosovës vendosi taksën ndaj mallrave serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…