Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje lidhur me grabitjen e armatosur në Ferizaj, që kishte ndodhur në afërsi të pikës së karburanteve “Hib Petrol”, në bankomatet që ndodhen aty.

Policia e Kosovës në raporti 24-orësh rastin e ka cilësuar si vrasje në tentativë, ku të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të patrullës policore.

“Ferizaj  03.11.2023 – 04:44. Raportohet se nga persona të dyshuar të panjohur me lëndë plasëse është shpërthyer bankomati i një banke private, si dhe janë dëmtuar edhe dy bankomatë tjerë, ku të dyshuarit kanë tentuar të grabisin para”, thuhet në raport.

Pas intervenimit të njësive policore të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të patrullës policore, ku vetura zyrtare është qëlluar disa herë dyshohet nga arma AK 47.

Gjatë intervenimit edhe zyrtarët policorë kanë shtënë me armë zyrtare në drejtim të dyshuarve.

Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur me një veturë. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Rëndohet situata në Britani, 873 të vdekur nga koronavirusi për 24 orë

Numri ditor i viktimave të koronavirusit në Britaninë e Madhe ka shënuar…

Hajdari deklarohet për kthimin e mundshëm të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari është deklaruar sot në…

Zëvendëskryeministri polak gjatë takimit me Zelenskyn: Duhet të kemi një mision të paqes në Ukrainë

Një mision paqeruajtës ndërkombëtar me aftësi ushtarake duhet të dërgohet në Ukrainë,…

Putin tërbohet kundër Perëndimit dhe i beson fitores së Rusisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka mbajtur fjalim në Asamblenë Federale të…

“Monstra”, Janakievski zbulon pse u vra peshkatari

Gjatë seancës së sotme të rastit “Monstra”, ka filluar dëgjimi i “Bombave”.…