Policia është në kërkim të autorit i cili mbrëmë grabiti një barnatore në Çair të Shkupit, ku për pasojë ndërroi jetë pronari i saj nga një sulmi kardiak që kishte përjetuar menjëherë pasi kishte arritur në objektin ku kishte ndodhur grabitja. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se po veprojnë sipas ligjit, por nuk japin detaje mbi autorin e kësaj ngjarje të rëndë

Menjëherë pas denoncimit të rastit, në vendin e ngjarjes janë ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet sipas ligjit. Në koordinim me Prokurorinë themelore publike në Shkup, po merren masat e mëtejme për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPB.

Qytetarët shprehen të indinjuar nga ky akt i rëndë, por edhe druajnë për sigurinë e tyre pasi siç thonë nuk është hera e parë që ndodhin vrasje e incidente tjera ku pësojnë njerëz të pafajshëm, e ndërkohë mbeten të pazbardhura.

Gjatë këtij viti, në rajonin e Çairit kanë ndodhur më shumë grabitje ku ka pasur edhe vrasje, siç ishte ajo e dy të rinjve në lagjen Fush-Tophanë dhe vrasja e një të riu, një muaj më parë rrugës për në komunën e Shutkës. Megjithatë deri më tani nuk është zbardhur asnjë rast. Nga MPB-ja sikur edhe më parë, thonë se po punohet për kapjen e autorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…