POLICIA DHE PROKURORIA VIJOJNË HETIMET

Nga Vardari është nxjerrë edhe trupi I pajetë I 45 vjecarit që kishte kërcyer në lum në Gostivar për të shpëtuar një 19 vjecare. Paraprakisht rreth orës 3 të mëngjesit ekipet e shpëtimit kishin arritur ta nxjerrin trupin e pajetë të 19 vjecares nga ujërat e lumit Vardar.

Mbrëmë, disa minuta pas mensnate shumë qytetarë të Gostivarit në SPB-Tetovë kishin denoncuar se nga ura e vogël metalike në afërsi të Tregut të Madh të Gostivarit, në ujrat e Vardarit kishte kërcyer një grua dhe se menjëherë pas saj, me siguri që t`I ndihmojë, ka kërcyer edhe një burrë.

Menjëherë kishte filluar kërkimi në rrjedhën e Vardarit dhe diku rreth orës 3 të mëngjesit në afërsi të këndit të lojrave për fëmijë në Fshatin Çajlë të Vjetër ishte gjetur trupi I pajetë I 19 vjecares. Qytetarët e Forinës shprehen të shqetësuar nga kjo ngjarje që ka tronditur opinionin, duke thënë se nuk është hera e parë që Vardari merr jetë njerëzish.

Në vazhdë e sipër janë hetimet për këtë ngjarje. Është bërë ekspertizë nga Policia e Gostivarit dhe Prokuroria. Me urdhër të Prokurorit, është bërë obduksioni I trupit të pajetë të 19 vjecares./KlanMacedonia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…