Ministri i Vetëqeverisjes Lokale nga radhët e Partisë Liberal Demokratike, Goran Milevski, sot pritet të dorëzojë dorëheqjen në Qeveri.

Milevski, siç tha dje, për arsye personale po largohet dhe partia e tij dhe pritet të propozojë kandidatin e ri për ministër deri në fund të javës.

Sipas Milevskit, ministri i ri nuk do të jetë nga radhët e deputetëve.

“Është e përjashtuar mundësia që të jetë një nga deputetët”, tha Milevski për Agjencionin Informativ të Maqedonisë.

Një pjesë e mediave bënë të ditur se edhe Milevski do të largohet nga pozita udhëheqëse në PLD, e një nga kandidatët që do ta zëvendësonte është nënkryetarja aktuale Monika Zajkova, e cila deklaroi se nëse merr mbështetjen e duhur nga organet e partisë. , ajo do të jetë e nderuar të mbajë pozitën si kryetare.

Milevski është anëtar i Partisë Liberal Demokratike që nga viti 1995.

Që nga viti 2015 mban postin e kryetarit të partisë.

Ai është zgjedhur Ministër i Vetëqeverisjes Lokale më 27 qershor 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ministri ukrainas i Mbrojtjes thotë se forcat ruse kanë vrarë më shumë civilë sesa ushtarë ukrainasë

Forcat ruse kanë vrarë më shumë civilë ukrainasë sesa ushtarë në dy…

Zhan Mitrev, zbulohen edhe 60 raste të hemo-filtrimit

Janë zbuluar edhe 60 raste të reja të filtrimit gjakut që janë…

Shqiptarët e Luginës kërkojnë të përfshihen në dialog, theksojnë nevojën e reciprocitetit

Shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë që çështja e tyre të përfshihet…

Britanikja 90-vjeçe e cila mori vaksinën kundër COVID-19, lirohet nga spitali: Po ndihem shumë mirë – po shkoj në shtëpi te familja ime

Margaret Keenan, britanikja 90-vjeçe që është personi i parë në botë që…

VIDEO / Publikohen pamjet nga bastisja e qelive të Grupit të Kumanovës në Burgun e Idrizovës

Para dy javësh më 20 Prill u hap lajmi se në Burgun…