(ZPS) ka kërkuar nga trupi gjykues, i kryesuar nga Charles L Smith II, që të urdhërojë mbrojtjen e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt që të zbulojnë çdo provë të mëtejshme që ata kërkojnë të shqyrtohen për dënim deri në orën 16:00 të së premtes, 11 mars 2022.

Kjo është bërë e ditur përmes shkresës drejtuar trupit gjykues nga ZPS, të publikuar në faqen zyrtare të gjykatës.

Në këtë shkresë thuhet se në përputhje me Urdhrin për Mbylljen e Provave,  mbrojtja e Gucatit dorëzoi përmbledhjen e saj përfundimtare duke treguar se çfarë provash shtesë do të merrte në konsideratë gjatë dënimit.

Kurse, thuhet se mbrojtja e Haradinajt nuk i trajtoi çështjet e dënimit në përmbledhjen e saj përfundimtare, duke e bërë të paqartë se çfarë provash të tjera mund të kërkojë të paraqesë, nëse ka.

“Asnjë nga provat e paralajmëruara nga mbrojtja e Gucatit nuk janë zbuluar. As nuk ka ndonjë indikacion – duke vënë në dukje rregullin e përgjithshëm në Dhomat e Specializuara që aktgjykimi dhe dënimi të shqiptohen njëkohësisht – pse kjo dëshmi nuk mund të ishte ofruar më parë gjatë prezantimit të provave të mbrojtjes”, thuhet në këtë shkresë.

Sipas shkresës, ZPS duhet të ketë njoftim për çdo provë shtesë të propozuar për dënim, në mënyrë që të paraqesë pozicionin e saj të plotë në fjalët përfundimtare.

“Për më tepër, mbrojtjes nuk duhet t’i lejohet të detyrojë Trupin Gjykues në një procedurë të dyfishtë duke vonuar zbulimin e çdo prove që dëshiron të paraqesë për dënim”, thuhet tutje.

Së fundi, sipas prokurorisë, duke pasur parasysh natyrën e këtij rasti, njoftimin e dhënë për të akuzuarit, burimet në dispozicion të ekipeve të mbrojtjes dhe shtrirjen e kufizuar të çdo prove që mund të ofrohej gjatë dënimit në këtë fazë, nuk ka asnjë arsye pse mbrojtja nuk duhet të jenë në gjendje të paraqesin provat e tyre të propozuara deri në këtë të premte, 11 mars 2022

“Prandaj, ZPS-ja kërkon nga trupi gjykues që të urdhërojë Mbrojtjen e Gucatit dhe Mbrojtjen e Haradinajt që të zbulojnë çdo provë të mëtejshme që ata kërkojnë të shqyrtohen për dënim deri në orën 16:00 të së premtes, 11 mars 2022”, thuhet në fund të shkresës.

Hysni Gucati së bashku me Nasim Haradinaj, po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

“Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Gucati dhe Haradinaj ngarkohen se kanë bërë komente nënçmuese kundër dëshmitarëve të mundshëm dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara.

“Me këto veprime, z. Gucati dhe z. Haradinaj shkelën fshehtësinë e procedurës dhe frikësuan dëshmitarë (të mundshëm) të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe si pasojë penguan punën dhe hetimet e ZPS-së”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zaharieva: RMV-ja do të ketë vend në BE kur të jetë e përgatitur, për momentin nuk është

Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV) do të ketë vend në Bashkimin…

Gjykimi ndaj Gucatit e Haradinajt: Flet dëshmitarja për dokumentet e dorëzuara në OVL-UÇK

Po vazhdon edhe sot gjykimi ndaj ish krerëve të Organizatës së Veteranëve…

30 ditë paraburgim për pesë të arrestuarit pas aksionit kundër kontrabandës në veri

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special u ka caktuar 30 ditë…

Filipçe pret deri në 2.500 të infektuar, apelon që qytetarët seriozisht t’u përmbahen masave mbrojtëse

Rreth 2.000 – 2.500 të infektuar pret numri një i Shëndetësisë, Venko…

“Covid-19”, Gjermania, Greqia dhe Austria me protokolle të reja për qytetarët e RMV-së

Republika e Maqedonisë së Veriut nuk konsiderohet më një “zonë e rrezikut…