Procesi kundër ish sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zeqiri, i cili ngarkohet për “shpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar” është shtyrë për me 6 qershor, pasi në Gjykatën themelore penale sot nuk ka mbërritur dëshmitari i propozuar nga mbrojtja.

Avokati mbrojtës, Aleksandar Trajkovski, tha se dëshmitari Goran Anastasieviq për shkaqe shëndetësore është penguar të paraqitet në seancën e sotme, pas çka gjykata, për shkak të supozimeve të paplotësuara ligjore për mbajtjen e debatit, e shtyu seancën.

Prokuroria e ngarkon Zeqirin se në periudhën nga muaji prill i vitit 2021 deri në janar të vitit 2022 në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, pa kryer prokurimin publik, ka lidhur kontrata për shërbime konsulence me një kompani në vlerë totale prej gati një milion euro, respektivisht janë paguar 147.000 euro më shumë se 795.000 të dakorduara më parë.

Procesin gjyqësor e udhëheq gjyqtarja Jançuleva Mihailovska, ndërsa përfaqësues i prokurorisë është prokurorja, Katerina Kolareviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Dëshmia TRONDITËSE: Truproja i ish-deputetit të njohur ka dalë nga një furgon me logon e PD dhe ka qëlluar ish-kreun e LSI-së në Elbasan

Zbulohen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë të…

Asteroidi dy herë më i madh se Burj Khalifa do t’i afrohet Tokës më 27 maj

Një asteroid dy herë më i madh se ndërtesa Burj Khalifa në…

Deri në 40 shtete mund t’i bojkotojnë lojërat olimpike për shkak të atletëve rusë

Deri në 40 vende mund të bojkotojnë Lojërat Olimpike të ardhshme, duke…

Pamje të rralla të jetës brenda Mariupolit të pushtuar (FOTO)

Janë publikuar disa foto nga porti i Mariupolit i kontrolluar nga Rusia.…

Bjellorusia së shpejti mund ta sulmojë Ukrainën

Bjellorusia, një aleat i ngushtë rus, mund të sulmojë së shpejti Ukrainën…