Nicholas Sarkozy ka financuar në mënyrë të paligjshme fushatën e tij elektorale

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy është shpallur fajtor nga gjykata franceze për financim të paligjshëm të fushatës elektorale. Ky ishte vendimi i dytë nga gjykata që e shpall atë fajtor për këtë vit.

Sarkozy, ka qenë president i Francës nga viti 2007 deri në 2012 dhe mbi të cilin tashmë rëndojnë akuzat për korrupsion. Gjykata nuk është shprehur ende se çfarë dënimi do t’i jepet ish-presidentit.

Prokurorët  kërkojnë që atij t’i jepet një dënim me një vit burg por në çdo rast pritet që ai ta apelojë vendimin. Sarkozy nuk u paraqit në gjykatë, por u përfaqësua nga avokati i tij, Thierry Herzog. Partia e tij konservatore, thanë prokurorët, shpenzoi gati dyfishin e 22.5 milion Eurove që lejohet sipas ligjit elektoral me  tubime ekstravagante të fushatës dhe më pas punësoi një agjenci të marrëdhënieve me publikun për të fshehur kostot reale.

Ato zgjedhje përfunduan me fitore për rivalin socialist Francois Hollande. Sarkozy ka mohuar akuzat. Ai i tha gjykatës në Qershor se nuk kishte dijeni se si u shpenzuan paratë gjatë fushatës zgjedhore. Kjo ka qenë hera e parë në historinë moderne të Francës që një ish-president dënohet për korrupsion.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Osmani e Kurti në Obiliq, premtojnë një qeverisje pa korrupsion

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me ushtruesen e detyrës së…

Zelensky: Niveli i kërcënimit në vend është në maksimum

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se komuniteti ndërkombëtar do të jetë…

Maqedonia e Veriut heq ndalesën për peshkun nga Kosova

Republika e Maqedonisë së Veriut ka marr vendim për eliminimin e ndalesës…

Sekretari britanik i Mbrojtjes: Okupimi i Ukrainës do të jetë shumë i vështirë për Rusinë

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka thënë se Rusia po ballafaqohet…

Arrestohet një banor i Bllacës për posedim të armës pa leje

Nëpunësit policor nga Qendra Rajonale për çështje kufitare Veri – Stacioni policor…