Gjykata e Ukrainës ka urdhëruar arrestimin e ish-presidentit Viktor Yanukovych, i cili po akuzohet për tradhti.

Yanukovych nga shkurti i vitit 2010 deri në shkurt të 2014 ka ushtruar funksionin e presidentit të Ukrainës, ku më pas u arratis në Rusi me të cilën bashkëpunoi ngushtë edhe në kohën sa ishte i parë i Ukrainës.

Ai më herët ishte dënuar me 13 vite burgim për tradhti, e gjithçka ndodhi për shkak të afërsisë dhe bashkëpunimit me presidentin rus Vladimir Putin, nga i cili kërkoi që ushtria dhe policia ruse të vënë rend dhe ligj në Ukrainë.

Kësaj radhe ai akuzohet për tradhti dhe marrëveshjen që e nënshkroi në vitin 2010, për zgjerimin e kontrollit rus mbi Krimenë.

Kjo marrëveshje e njohur si Pakti i Kharkivit i mundësoi Rusisë ta mbajë flotën në Detin e ZI në portin e Krimesë – pra në Sevastopol.

E pikërisht kjo flotë ishte pjesë e invazionit rus në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

OBSH: Virusi ende paraqet një rrezik të lartë deri në krijimin e vaksinës

Pjesë të botës kanë filluar të dalin nga pandemia e Covid-19 dhe…

Rritet numri i të prekurve nga Koronavirusi në vend, 29 në 24 orët e fundit

Është rritur për 29 numri i të prekurve nga koronavirusi duke çuar…

Vdesin tre pacient nga koronavirusi, numri i viktimave në vend shkon në 21

Alsat mëson se gjatë natës së djeshme në vendin tonë janë shënuar…

Mjekët: Rezultatet do të tregojnë nëse pacientja është e prekur nga koronavirusi

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka pranuar se në Klinikën Infektive është…

Buxhovi: Kjo është formula e bashkimit Kosovë-Shqipëri

Historia njeh vetëm realitetet, që i vendos logjika e saj, që rëndom…