Disa shtete pritet të vendosin ndalimin e tij

Gjykata e lartë në Amerikë i dha fund të drejtës së abortit si një e drejtë kushtetuese. Ky vendim do të bëjë të mundur që shtetet federale tashmë të mund të vendosin vetë nëse do ta konsiderojnë abortin të paligjshëm. Më shumë se gjysma e shteteve deri më tani janë pro dhe vendimi pritet të prekë miliona gra atje.

Vendimi u mor në një çështje e cila po gjykohej në gjykatën e Misisipit ku kërkohej shfuqizimi i vendimit për të ndaluar abortin pas javës së 15 të shtatzënisë. Shumica e gjyqtarëve votuan kundër shfuqizimit të këtij vendimi.

Mbi këtë vendim ka reaguar edhe presidenti amerikan Joe Biden, i cili u shpreh se ai u mohon grave amerikane kontrollin e jetës së tyre. Biden e quajti këtë vendim mizor dhe si një vendim që e kthen Amerikën 100 vite pas.

Edhe ish-presidenti Barack Obama u shpreh se Gjykata e Lartë iu bind tekave të politikanëve dhe ideologëve, duke sulmuar liritë thelbësore të miliona amerikanëve.

Ndërsa këngëtarja Taylor Swift shkroi në rrjetin social “Twitter” se pas kaq shumë dekadash që njerëzit luftojnë për të drejtat e grave dhe të trupit të tyre, ky vendim na riktheu pas në kohë.

Protestat kanë pushtuar shtete të ndryshme amerikane me qytetarë që janë kundër vendimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zjarr në Daka, njerëzit hidhen nga qiellgërvishtësi për t’i shpëtuar flakëve

Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë 19 katëshe në një zonë…

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë del pozitiv në testin e koronavirusit

Një pjesëtar i zyrës së nënpresidentit amerikan, Mike Pence, është infektuar me…

Lehona 37 vjeçe ndërron jetë në Klinikën e Shkupi, testohet për koronavirus

Në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Akusherisë gjatë natës së djeshme është pranuar…

Biden akuzon luftën në Ukrainë për inflacionin

Presidenti Joe Biden konfirmon se amerikanët janë “me të vërtetë, të dëshpëruar”…

Sulm fizik në spitalin “8 shtatori”, personeli në protestë

Personeli i repartit intensiv në spitalit “8 Shtator” aktualisht po protestojnë para…