Në konferencën për media, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar se çfarë është gjetur në vendin ku forcat serbe kanë rrëmbyer tre policët.

Kurti tha se rrëmbimi ndodhi thellë brenda territorit të Kosovës.

“Nuk bëhet fjalë për një arrestim në Serbi, për një rrëmbim në Kosovë dhe nuk është për ndonjë kalim të policisë së Kosovës në territorin e Serbisë, siç pretendohet”, tha Kurti.

Kryeministri ka theksuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë KFOR-i dhe policia e Kosovës.

“KFOR-i dhe PK-ja kanë qenë në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur edhe gjurmë të çizmeve në drejtim të Serbisë, pranga plastike. Ajo që ende më habit është se KFOR-i ende nuk sqaron zyrtarisht se ku është ky vend, dhe ky vend është në Kosovë. “Edhe vetura edhe ushqimi që kanë ngrënë policët, gjithçka është në territorin e Kosovës”, tha Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Zelensky i thotë Putinit se është koha për t’u takuar

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje homologut të të…

Washington Post: Ukraina ka nisur kundërsulmin e shumëpritur kundër Rusisë

Forcat e Ukrainës kanë nisur kundërofensivën e tyre të shumëpritur për të…

Rusia rikthen vëmendjen në Ballkanin Perëndimor

Lavrov sulmon Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut Shefi i diplomacisë…

Digjet makina e Shilegovit, dëmtohen edhe tre vetura tjera

Është djegur vetura Audi e ish-kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov. Para se…

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri/ Niko Peleshi pret gjeneralin amerikan

Në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21”, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko…