Duke filluar prej nesër do të vërehet prani e konsiderueshme e Armatës, e kombinuar në patrullime dhe aktivitete të përbashkëta, për sigurimin e të gjitha kufijve shtetërorë të atdheut tonë. Do të keni mundësi të vëreni pjesëmarrjen dhe praninë tonë në patrullime të përbashkëta të kombinuara me policinë dhe organet e vendit, deklaroi sot kryeshefi i Shtatmadhorisë në konferencën para Shatatmadhorisë së Armatës.

Ai sqaroi se krahas përforcimit dhe mbështetjes së policisë kufitare në të gjitha kufijtë, një pjesë e përbërjes së Armatës do të përfshihet në patrullime të përbashkëta të kombinuara me nëpunësit policorë në sigurimin e objekteve të caktuara shtetërore vitale, si dhe komunikimet dalëse dhe hyrëse, por në koordinim me Qeverinë edhe në angazhime shtesë.

Vlerësimet e Shtatmadhorisë, theksoi Gjurçinovski, janë se nuk ka nevojë për momentin për çfarëdo qoftë mobilizimi të përbërjes rezervë të Armatës.

“Kemi kapacitete të mjaftueshme njerëzore dhe teknike, përvojë, njohuri, kemi masa përkatëse. Uniteti, disiplina e të gjithë neve jashtëzakonisht janë thelbësore me qëllim që me sukses të përballemi me krizën, respektim të vazhdueshëm të masave nga institucionet kompetente”, porositi ai.

Në emër të të gjithë pjesëtarëve të Armatës, Gjurçinovski të gjithë qytetarëve ua uron anëtarësimin fuqiplotë në NATO.

Gjenerali shtoi se prej para dy ditësh pas shpalljes të gjendjes së jashtëzakonshme në vendin tonë, Armata zbaton dhe kryen obligime të rëndësishme shtesë dhe detyrime, ndërsa tashmë realizojnë aktivitete të përbashkëta në mbështetje të MPB-së.

“Bëhuni të durueshëm, të qetë, të guximshëm, jetojmë në një kohë të vështirë kohore, por duhet të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë të jemi në krye të detyrës, rreptësisht t’i respektojmë rekomandimet e institucioneve kompetente adekuate të Qeverisë. Na nevojitet solidaritet dhe unitet si asnjëherë deri më tani. Njerëzimi, vendi, rajoni, Evropa dhe Bota lufton me armikun vdekjeprurës të paparë shumë të fuqishëm, por i mposhtur është derisa ne të gjithë së bashku në mënyrë dinjitoze dhe me ashpërsi i respektojmë masat dhe rekomandimet e institucioneve tona shtetërore. Armata tërësisht do të përfshihet në mbështetje të popullatës sonë”, ka apeluar Gjurçinovski.

Gjenerali dërgoi mirënjohje deri te të gjithë pjesëtarët e armatës, por edhe punonjësit shëndetësor, policia dhe të gjithë ata që ballafaqohen me krizën për të cilën në këtë moment të gjithë në mënyrë adekuate ndërmarrim masa.

“Vlerësoj se kemi kapacitet si institucione, kemi për borxh, në mënyrë historike dhe patriotike të gjitha institucionet, në këtë periudhë të rëndë të ndërmarrim gjithçka që është në fuqinë tonë, të mos lejojmë të ndodh ajo që ndodh në disa vende tona aleate”, përfundoi Gjurçinovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…