Partia Demokratike e Socialistëve të Malit të Zi ka pranuar të mbështesë qeverinë e pakicës pasi shumica e kërkesave të saja janë përmbushur, tha presidenti i partisë, Milo Gjukanoviq.

Dritan Abazoviq tashmë ka kohë që është mandatuar për të krijuar qeverinë e re malazeze, e cila pritet të merr shumë shpejt besimin e deputetëve.

“DPS nuk është marrë me çështje të pjesëmarrjes partiake dhe personale në qeveri, por me politika prioritare në fushën e sigurisë, ekonomisë, integrimeve evropiane dhe shëndetësisë”, tha Gjukanoviq.

Duke komentuar pretendimet e socialdemokratëve se qeveria do të shërbejë vetëm për plotësimin e funksioneve dhe se nuk ka mbështetjen e 49 deputetëve, Gjukanioviq tha se qeveria e re do të shërbejë për stabilizimin e marrëdhënieve në vend.

“Ne pretendojmë se kjo nuk është përgjigjja optimale për nevojat e Malit të Zi. Fatkeqësisht, nuk ka pasur konsensus për qeveri politike, por vetëm për qeveri të pakicës”, tha Gjukanoviq.

Duke komentuar propozimin e kryeministrit në largim të Zdravko Krivokapiq, i cili kërkoi nga kryeparlamentari, Strahinja Bulajiq që të caktojë seancën për zgjedhjen e qeverisë kalimtare më 5 qershor, ai kujtoi se Krivokapiq më herët kishte pohuar se “kjo ishte jokushtetuese”.

Ndryshe, Abazoviq ka pohuar më parë se ka besimin e më shumë se 45 deputetëve duke përfshirë edhe të partive politike shqiptare dhe të minoriteteve të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Pasi ndihmuan Shqipërinë, FSK-ja bashkë me zjarrfikësit kthehen në Kosovë

Një pjesë e Forcave të Sigurisë së Kosovës bashkë me ekipet e…

Kryetari i Kharkivit: Qyteti po bombardohet intensivisht

Rusia është duke e bombarduar intensivisht qytetin e dytë më të madh…

Tre persona therin me thikë një burrë në Prishtinë

Një burrë, pas një konflikti verbal dhe fizik me tre të dyshuar,…

Ndizen protestat Hong Kong, policia përdor gazin lotsjellës

Në Hong Kong kanë vazhduar edhe sot protestat. Policia ka përdorur gazin…

BE sanksione 31 zyrtarëve Bjellorus, ‘shpëton’ Lukashenko

Bashkimi Evropian synon të vendosë sanksione ekonomike ndaj 31 zyrtarëve të lartë…