Presidenti malazez, Milo Gjukanoviq ka folur për mediat e huaja para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Ai ka pohuar se Mali i Zi po përballet me problemet e nacionalistëve serbë për të zbatuar projektin e “Serbisë së Madhe”, raporton newsweek.

“Koncepti i “Botës Serbe” është vetëm një kopje e “Botës Ruse” në Ballkan. Nacionalistët serbë supozojnë se Mali i Zi është pjesë e projektit të tyre historik”, tha i pari i shtetit malazez.

Ai më tutje deklaroi se Rusia nuk ka mundur të na ndalë në rrugën tonë drejt NATO-s dhe nuk kanë reshtur së destabilizuari vendin tonë, duke shpresuar se në realizimin e këtij misioni mund të destabilizojnë Aleancën.

“Meqenëse Moska dhe Beogradi nuk arritën në këto zgjedhje presidenciale të shtyjnë kandidatin që e mbështetin në raundin e dytë, ata e kanë zhvendosur fokusin te kandidati me një ideologji të ngjashme, një ideologji që fsheh synimet e tij pas një narrative të lehtë populiste. Mbështetja që ai merr nga qarqet e nacionalistëve të Serbisë së Madhe tregon prirjet e tij të vërteta politike”, shtoi Gjukanoviq.

Ndryshe, raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale malazeze do të mbahet të dielën, ku Gjukanoviq do të përballet me Jakov Milatoviqin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Escobar në aksion para 18 marsit, takon Vuçiqin në Beograd, nesër vjen në Prishtinë

Në kuadër të përgatitjeve për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 18…

VMRO dhe BDI bëhen bashkë për vjetërsimin e lëndëve të PSP-së

Deputetët e BDI-së përsëri bëhen bashkë me deputetët e VMRO-DPMNE-së për të…

Liberalizimi i vizave dhe dialogu Kosovë – Serbi, gjithçka nga intervista me ambasadoren franceze Butel

Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel në një intervistë për Telegrafin…

Kundërshtari politik i Putinit, Alexei Navalny në gjendje të rëndë shëndetësore

Alexei Navalny është në një situatë “kritike” pas helmimit të mundshëm, tha…

Erdogan: Ata që janë përgjegjës për vdekjet pas tërmeteve do të mbajnë përgjegjësi

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është zotuar se do të mbajë përgjegjës…