Prania e gjuhës së urrejtjes në mediat sociale shënon rritje të theksuar si rrjedhojë e mosveprimit të organeve përkatëse, thonë nga zyrtarë nga Komiteti i Helsinkit në Shkup. Ata bëjnë të ditur se janë verifikuar gjithsej 43 paraqitje lidhur me përdorimin e gjuhës së urrejtjes në rrjete sociale në tremujorin e parë të këtij viti, pa përfshirë këtu periudhën e fushatës për zgjedhjen e presidentit të Maqedonisë së Veriut.

Urania Pirosvka, drejtuese e Komitetit të Helsinkit në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thekson se numri më i madh i paraqitjeve kanë të bëjnë me gjuhën e urrejtjes mbi baza etnike, gjegjësisht 27 për qind nga numri i përgjithshëm i paraqitjeve. Ndërkohë që është regjistruar rritje e paraqitjeve të urrejtjes në bazë të përkatësisë politike, 20 për qind dhe 18 për qind e parashtresave kanë të bëjnë me gjuhën e urrejtjes për shkak të orientimit seksual.

“Rritja e gjuhës së urrejtjes kryesisht ka të bëjë me zhvillimin e proceseve të fundit politike, siç është nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës dhe më pas shpallja e zgjedhjeve presidenciale që ndikuan në nxitjen e retorikës nacionaliste”, thotë Pirovska.

Sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut, personi që përdor “gjuhë të urrejtjes nëpërmjet sistemit kompjuterik”, dënohet me burgim prej 1 deri në 5 vjet.

Por, Urania Pirovska thotë se problematik edhe më tej mbetet mosveprimi i organeve gjyqësore edhe pas denoncimit të rasteve të caktuara.

“Nëse shteti, organet përkatëse nuk veprojnë gjegjësisht, nuk janë efikase në dënimin e gjuhës së urrejtjes, kuptohet se do të ketë rritje të gjuhës së urrejtjes. E shihni çka ndodh në realitet. Në Maqedoni kemi vetëm një vendim gjyqësor që ka të bëjë me gjuhën e urrejtjes, do të thotë kjo dukuri nuk sanksionohet, pra mbetet e padënueshme”, vlerëson Pirovska.

Ndërkaq, nga Asociacioni i Mediave të Shtypura në Maqedoni, që zhvillon një fushatë kundër gjuhës së urrejtjes në media dhe opinionin e gjerë theksojnë se zhvillimet e fundit, krijimi i opinionit publik kundër kësaj dukurie, ka prodhuar efektet e para gjatë fushatës presidenciale, e cila është duke vazhduar./GazetaExpress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…