VMRO-DPMNE-ja sot nëpërmjet deputetit Vllatko Gjorçev ka shpalosur kandidaturat për kryetar të komunave Ohër dhe Novo Sellës.
“Mitre Milloshevski për Ohër është ideali pasi ai është mjek dhe të gjithë e njohin. Zgjedhjet në Ohër për ne janë shumë të rëndësishme dhe për këtë deri në zgjedhje kandidati jonë do të jetë përfaqësues i politikave tona. Dy vitet e kaluara, Ohri ka qenë i harruar nga pushteti qendror. Nikollço Stoillkov do të jetë kandidati jonë për komunën e Novo Sellës. Ai është magjistër dhe i punësuar në Doganat e shtetit dhe për këtë ne duam t’i japim fund skandaleve në këtë komunë” tha Gjorçev.
Gjorçev gjithashtu foli edhe për gjendjen e shtetit, të cilën e quajti si katastrofale.
Ai tha se Komiteti qendror i partisë do të duhet që në mënyrë plotësuese do të vendos edhe për kandidat në komunën e Dibrës.
Përndryshe, komuna e Ohrit, Novosellës dhe Dibrës do të duhet të zgjedhin kryetar të komunës në ditën e zgjedhjeve presidenciale, pra më 21 prill. /Telegrafi/