Gjithsej 45 persona janë akuzuar për shkak të mosrespektimit të rregullave shëndetësore në Shkup.
Prokuroria Themelore Publike Shkup deri te Gjykata Themelore Penale ka parashtruar propozime për lëshim të urdhrave ndëshkues në lartësi prej 2000 euro për gjithsej 44 persona të cilët e kanë shkelur orën policore në Shkup dhe një person që nuk e ka respektuar vetizolimin e detyrueshëm.

Njëri nga të akuzuarit nuk e ka respektuar Urdhrin për vetizolim të detyrueshëm në kohëzgjatje prej 14 ditëve, si masë për parandalim dhe përhapje të sëmundjes infektive Kovid-19.

Të gjithë 44 personat nuk u janë përmbajtur Vendimit për ndalesë dhe regjin të posaçëm të lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së veriut, gjegjësisht gjatë orës policore janë hasur në lokacione të ndryshme në Shkup pa poseduar leje për lëvizje, informojnë nga PTHP-ja.

Për të gjithë të akuzuarit, prokurorët publikë i kanë propozuar Gjykatës të shqiptojë gjobë prej 100 gjoba ditore, me ç’rast lartësia e një gjobe ditore të përcaktohet në 20 euro në kundërvlerë të denarit.

Ata akuzohen për vepër penale – Mosrespektim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë nga neni 206 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…