Në fokus

Një analizë e botuar, fillimisht si “Analizë e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës”, e më pas, sakaq, u zbulua që autori i analizës na paska qenë kryetari i Akademisë, Mehmet Kraja, u bë shkas që i hunit e i konopit të na dalin “kompetentë” që të merren me Akademinë dhe ta bëjnë “leckë” kryetarin e saj, z. Krajën!
Akademitë kombëtare janë shpirti i kombit, janë truri i shtetit, janë të paprekshme e gati-gati të shenjta! Cilit popull në rajon, në Evropë e më gjerë në botë, i ka dalë punë me akademinë, duke hedhur gur e dru mbi këtë Institucion më të lartë kombëtar? Me akademitë merren vetëm mediokrët, injorantë, të cilët vuajnë për pak vëmendje e “famë”.
Këtë dukuri shkenca e shpjegon si “filizëm”! Është një komunitet diku në Indi që vuan të duket si fil, dhe janë një lloj mushkonjash që rrinë nëpër pjesë të ndryshme të trupit të filit! Për t’u dukur sado pak fil, ata shkëpusin mushkonja nga trupi i elefantit dhe të njëjtat i ngjesin në po ato pjesë të trupit të vet. Çuditërisht, pjesa e trupit infektohet nga mushkonjat dhe merr trajtën, p.sh. të gjymtyrëve, të feçkës, të veshëve të filit.
Nuk ke se çka i “replikon” akademisë vetëm sa për t’u bërë e dukur interesant, sepse sakaq shpërfytyrohesh në palaço. Mospajtimet, reagimet eventuale shprehen brenda stafit akademik, pa shpërthyer në opinion e pa përfituar nga rasti që turlifarë “hajgarexhiu” e turlifare avdalli të shitet si “intelektual i madh” që ka guximin për ta sharë e ofenduar Akademinë, kryetarin e saj, në këtë rast, Mehmet Krajën. Turlifarë kontrabandisti i mishit të kurbanit të bluaj për z. Krajën? Ca persona me kapital të dyshimtë para se ta kritikojnë Mehmet Krajën. është mirë të marrin abdest, të paktën, për hir të nja dhjetëra romaneve që i ka shkruar. Nëse për asgjë nuk duhet të respektohet, nëse është i dëmshëm dhe nuk vlen për pesë para, nëse kurrë në jetë nuk ka dhënë asnjë kontribut për çështjen kombëtare, të paktën, të respektohet si ndër romansierët më të mirë që ka kombi dhe, fundja, jo rastësisht është propozuar dhe zgjedhur për kryetar Akademie nga më të thirrurit për vlerësim, nga akademikët!
Nëse nuk u ndalet hovi turlifarë sharlatanëve që ta kritikojnë akademinë dhe drejtuesit e saj, atëherë kemi shtimin e taborrit mercenar që janë kundër institucionit më të shenjtë kombëtar dhe drejtuesve të tij. Është e papranueshme përpjekja e matrapazëve për të mohuar gjitha faktet e një analize shkencore, për t’i devalvuar dhe manipuluar faktet si dhe për të etiketuar njerëz në stilin “ma mbaj bastardin sa nuk më ka ngelur në dorë”! Duke u marrë me kryetarin e Akademisë, duke e sharë dhe ofenduar, në fakt, në të njëjtën shënjestër vihet tërë truri i kombit, të gjithë ata akademikë që kanë votuar për kryetarin! Nëse njëri e paska shkruar analizën, nëse analiza publikohet dhe, akademikët e tjerë kërkojnë të përmirësohen disa çështje, ndërsa për shumicën e çështjeve bien në dakordësi, tutje nuk është më në dorën e diletantëve që të reagojnë me histeri. Sepse, për degradimin e situatave dhe problemeve, për nxjerrjen kokë të dukurive për të cilat flet z. Kraja, shkaktarë janë pikërisht “zhurmaxhinjtë” e pandershëm. Se Akademitë përballen me shumë probleme, se në krye të tyre ndodhen aktualisht ndoshta personat më të papërshtatshëm, kjo megjithatë duhet të ngelë çështje e vetë institucionit dhe vetë akademikëve dhe jo të bëhet tezgë e ndryshkur që do ta përdornin matrapazët për përfitime personale! Ky do të duhej të ishte edhe reagimi i mijëra intelektualëve dhe jo të heshtin para honxho-bonxhove që si ujku presin vetëm mjegull!
/HEJZA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Open Ballkan” dhe abetarja si armike e Serbisë!

Midis nesh Po shtohen zërat ndërkombëtar që po e përkrahin idenë për…

Kurdisja e orës së botimit!

Midis nesh Është e natyrshme që secili shkrimtar të mëtojë që vepra…

MEDIOKRITETI NË KRIJIMTARINË LETRARE

REXHEP QOSJA / “… Numri i mediokriteteve në letërsitë e vogla kombëtare…

Të kombëtarizohen institucionet nacionale

Midis nesh Institucionet kulturore në Kosovë kaluan nëpër disa situata të pavolitshme…

Mohimi i njëri-tjetrit!

Midis nesh Shoqëria shqiptare në Maqedoninë e Veriut, kur bëhet fjalë për…