Një zyrtare e lartë e Gjermanisë tha të premten, se ajo shpreson se vendi i saj do të marrë nga Australia hidrogjen të prodhuar nga burime të ripërtërira të energjisë, deri në vitin 2030.

Të dy vendet kanë përshpejtuar planet për të bashkëpunuar në fushën e energjisë së pastër ndërsa Gjermania përpiqet të gjejë një zëvendësim për furnizimet me gaz natyror nga Rusia. Gjermania po promovon një politikë ambicioze për reduktimin e emetimeve të CO2 në “zero” deri në vitin 2045.

“Hidrogjeni i gjelbër” shihet si lëndë djegëse kyçe për makineritë në industri dhe prodhimi i tij kërkon temperatura të larta, të cilat krijohen në industrinë e metaleve.

Ministrja gjermane e Arsimit dhe Shkencës, Bettina Stark-Watzinger tha se Australia ka potencial të fortë për të prodhuar hidrogjen me ndihmën e energjisë së bollshme të ripërtërirë të erës dhe diellit.

“Qëllimi im është që dërgesa e parë të arrijë në Gjermani më së voni deri në vitin 2030”, tha Stark-Watzinger, pas një takimi në Berlin me ministrin e Australisë për Klimën dhe Energjinë, Chris Bown./Rel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Një person dyshohet se ka vrarë njerkun e tij

Prokuria Themelore në Gjevgjeli kërkon paraburgim për një person nga Gjevgjelia, i…

FOTO LAJM/ Mesazhi i frikshëm në tanket ruse përballë Ukrainës

Rusia ka bërë një hap të shpejtë ndaj Ukrainës, pavarësisht thirrjeve për…

Këto janë 10 femrat më të suksesshme të vitit 2021

Lista e publikuar nga Forbes ka shpallur këto 10 gra si më…

Ish-anëtari i Iluminatit pasi është larguar nga shoqëria sekrete ka zbuluar gjithçka

Historia e tij filloi në vitin 1964 ndërsa ndiqte mësimet në Harvard.…

Janushev: Zaevi ka marrë fund politikisht

Sekretari Gjeneral i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, Igor Janushev në…