Me mbi 81 mijë infeksione të reja me COVID-19, Gjermania ka regjistruar numrin më të lartë të rasteve ditore për të dytën ditë radhazi që nga shpërthimi i pandemisë.

Instituti Robert Koch, agjencia e vendit për kontrollin e sëmundjeve, konfirmoi 81.417 raste të reja dhe 316 vdekje të regjistruara gjatë ditës së fundit.

Aktualisht, qyteti Bremen ka shkallën më të lartë të infeksioneve javore, respektivisht me 1.349 infeksione për 100 mijë banorë, i ndjekur nga kryeqyteti Berlin me 918 infeksione dhe shteti verior Schleswig-Holstein me 656 infeksione.

Lloji më ngjitës i koronavirusit Omicron këtë muaj ka shkaktuar një valë të re infeksionesh në Gjermani, por shumica e rasteve kanë qenë të lehta deri më tani duke mos kërkuar shtrimin në spital.

Shkalla e shtrimit në spital në Gjermani aktualisht është 3,13 për 100 mijë banorë, shifër shumë më e ulët nga shifrat e regjistruara në valët e mëparshme të pandemisë.

Sipas shifrave nga autoritetet shëndetësore, numri i pacientëve me COVID-19 në njësitë e kujdesit intensiv po ashtu shënoi rënie këtë javë.

Gjithsej 3.050 pacientë të prekur nga COVID-19 po marrin trajtim në njësitë e kujdesit intensiv, ndërsa mbi 3 mijë shtretër të kujdesit intensiv mbeten të lira.

Megjithatë, zyrtarët e shëndetit publik po paralajmërojnë se lloji Omicron me mutacion të madh po përhapet më shpejt se llojet e mëparshme dhe se sistemi shëndetësor mund të përmbytet nëse rastet vazhdojnë të rriten në mënyrë dramatike në ditët në vijim.

Autoritetet së fundmi raportuan 17.139 raste të reja të llojit Omicron, nga 11.695 një ditë më parë.

Ekspertët thonë se numri aktual i rasteve me Omicron në Gjermani mund të jetë shumë më i lartë, pasi vendi rendit vetëm një pjesë të vogël të testeve pozitive.

Departamentet e shëndetësisë deri më tani kanë regjistruar 50 vdekje të lidhura me llojin Omicron dhe kanë konfirmuar se 1.120 persona të infektuar me këtë virus janë pranuar në spitale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Qeveria amerikane përcakton 8.3 miliard dollarë për të luftuar COVID-19

Në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Donald Trump nënshkroi ligjin që parashikon më…

PDK në Drenas nuk e kandidon Ramiz Lladrovcin për kryetar të Komunës

Ndonëse kryetari aktual i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka përsëritur disa…

Çekia dëbon 18 diplomatë rusë

Dyshime për përfshirje në shpërthimin e depos së armëve në 2014 Çekia…

Arrestohen disa persona nga Kosova dhe Gostivari

Zyrtarët policorë të SPB-së Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (2-janar)…

Të shtëna në selinë e CIA-s, agjentët e FBI-së hapën zjarr mbi sulmuesin e armatosur (VIDEO)

Në selinë e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës ndryshe e njohur si CIA…