Gjermania ka regjistruar mbi 100,000 raste të reja me koronavirus, për herë të parë prej shpërthimit të pandemisë. Të dhënat nga Instituti Robert Koch të mërkurën, kanë treguar se 112,323 raste të reja janë regjistruar në 24 orë.

Të premten, për herë të parë janë regjistruar mbi 90,000 raste të reja me koronavirus. Mesatarja e shtatë ditëve të fundit tregon se 584 persona janë infektuar për 100,000 banorë në këtë shtet.

Në gjithë Gjermaninë, është raportuar për 239 viktima me koronavirus në periudhë njëditore. Sipas Institutit Robert Koch, Gjermania ka regjistruar mbi 8 milionë raste të infektimit me koronavirus, prej shpërthimit të pandemisë.

Shifra e vërtetë besohet se është shumë më e lartë, pasi shumë infektime nuk janë identifikuar. Deri të martën është raportuar për 3.17 shtrirje në spital në 100,000 persona. /REL

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Te i Madhi Zot arrinë vetëm përkushtimi i të devotshmit

Mesazh për Kurban Bajramin, 2021 Me të vërtetë, Ne të kemi dhënë…

Koreja e Veriut teston një raketë, tensionon rajonin

Koreja e Veriut dyshohet se të shtunën, më 7 Maj, lëshoi një…

Policia bastisë zyrat e Telekomit

Policia e Kosovës ka nisur një aksion në Telekomin e Kosovës. Burimet…

Alarmante, 214 të infektuar dhe katër të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë sot janë shënuar 214 raste me coronavirus. Instituti Kombëtar i…

Boksierët kosovarë kthehen në Prishtinë

Tre boksierët kosovarë, së bashku me ekipin dhe trajnerët, janë kthyer në…