Olaf Scholz ka deklaruar se partnerët e NATO-s në Evropën Lindore mund të mbështeten te Gjermania, sepse ajo po ripajis ushtrinë e saj.
“Në krizën më të madhe evropiane të sigurisë për dekada, Gjermania – ekonomia më e madhe në BE dhe vendi më i populluar – po merr një përgjegjësi shumë të veçantë”, tha Scholz në parlament, raporton Reuters.
Siç shtoi kancelari , Gjermania merr një përgjegjësi të veçantë, jo vetëm për sigurinë e saj, por edhe për sigurinë e aleatëve të saj.