Liderët botërorë kanë dënuar sot skenat në zonat e lëna pas nga forcat ruse ndërsa ato tërhiqen nga rrethi i Kievit.
“Ky krim i tmerrshëm lufte nuk mund të mbetet pa përgjigje,” tha zëvendëskancelari gjerman Robert Habeck në një intervistë për gazetën Bild.
Habeck shtoi: “Unë mendoj se kërkohet forcimi i sanksioneve. Kjo është ajo që ne po përgatisim me partnerët tanë të BE-së”.
Raportohet se në qytetin Bucha, jashtë Kievit, gazetarët kanë gjetur të paktën 20 trupa të shpërndarë në rrugë.