Stërvitja e ushtarëve ukrainas sa i përket përdorimit të topave gjermanë, do të përfundojë së shpejti dhe kjo do t’i hap rrugë përdorimit të këtyre armëve në luftën në Ukrainë, ka bërë të ditur ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht.

Ukraina ka lutur Perëndimin që t’i dërgojë sa më shumë artileri, pasi këtij vendi po i mungon municioni për arsenalin ekzistues të armëve nga koha e Bashkimit Sovjetik, transmeton Telegrafi.

Vendet e Perëndimit i kanë premtuar armë me standarde të NATO-s, por për përdorimin e tyre duhet kohë dhe trajnim i vazhdueshëm.

“Trajnimi për përdorimin e Panzerhaubitz 2000 së shpejti do të përfundojë, me qëllim që të mund të përdoren në luftën e Ukrainë”, tha Lambrech para gazetarëve gjatë një vizite në një kazermë në qytetin Rheinbach në perëndim të Gjermanisë.

Panzerhaubitze 2000 është një prej armëve më të fuqishme artilerike të Gjermanisë, dhe mund të godasë objektivat nga një distancë prej 40 kilometrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zaev shtyn dorëheqjen, autorizohet për negociata

Kryetari i LSDM-së dhe kryeministri, Zoran Zaev do ta shtyjë dorëheqjen e…

Koronavirusi në Maqedoni, shënohen edhe dy viktima

Alsat mëson se gjatë 24 orëve të fundit prej 496 testeve të…

Lushaku: Mesazhi i Merkelit për Serbinë ishte se s’ka anëtarësim në BE pa e zgjidhur çështjen me Kosovën

“Nuk ka anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Evropian pa e zgjidhur çështjen…

Në Klinikën Infektive mbi 10 persona të dyshuar me coronavirus, rezultatet dalin sot

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, aktualisht janë mbi…

Masakra në Poklek dhe Çikatovë, Kurti: Këto krime të Serbisë nuk mund të zhduken, e as të harrohen

Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti, në 23 vjetorin e saj e ka…