Ministrja gjermane e mbrojtjes, Christine Lambrecht ka vendosur t’u dorëzojë forcave ukrainase 16 tanke të tjera në luftën kundër Rusisë.

Ajo deklaroi se tanket Biber do t’u mundësojnë kalimin më të lehtë të ujërave dhe pengesave të tjera.

“BIBER do t’u mundësojë trupave ukrainase të kalojnë ujërat ose pengesat në luftime”, tha ministrja, raporton france24.

“Dorëzimi i gjashtë sistemeve të para do të bëhet këtë vit, duke filluar nga vjeshta. Dhjetë sisteme të tjera do të pasojnë vitin e ardhshëm”, pohoi ajo.

Theksojmë se krerët e shtetit gjerman janë kritikuar më së shumti se nuk po e ndihmojnë luftën e ukrainasve në mbrojtje të territoreve të tyre.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima të shumta dhe dëme të mëdha në infrastrukturë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

VIDEO / Kurti: Do të bashkëpunoj me partitë politike shqiptare në Maqedoni

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër të…

Biden: Do të sigurohemi që Ukraina të ketë armë të mbrohet nga forcat pushtuese ruse, do t’ju ofrojmë edhe para e ushqim

Presidenti amerikan në një postim të bërë në llogarinë e tij në…

Gjuriq: “Grupi i miqve të Serbisë në Kongresin amerikan po rritet”

Ambasadori i Serbisë në Washington Marko Gjuriq ka thënë se grupi i…

Ali Ahmeti kundër kandidimit të Zaevit për president

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas takimit të sotëm në klubin e…

Begaj nesër viziton Kosovën, policia del me njoftim

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj nesër do ta vizitojë Kosovën, së bashku…