Do lejojë edhe vendet e tjera të dërgojnë tanket e tyre

Gjermania i ka dhënë fund hezitimit dhe ka vendosur të dërgojë tanket “Leopard 2” në Ukrainë për të ndihmuar në çlirimin e territoreve të pushtuara nga Rusia.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve Reuters e cila thekson gjithashtu se Berlini do të lejojë vende të tjera si Polonia apo Finlanda t’ja dhurojnë tanket e tyre “Leopard” Ukrainës.

Më herët të martën, Polonia tha se i kishte dërguar zyrtarisht një kërkesë qeverisë gjermane për ta lejuar atë të dërgonte disa nga “Leopardët” e saj në Ukrainë, duke e shtyrë Berlinin më pranë një vendimi të shumëpritur për lejimin e rieksportit të tankut të rëndë të NATO-s.

Vendimi ka të bëjë me dërgimin nga Gjermania e të paktën të një kompanie prej 14 tankesh “Leopard 2”.

Scholz ka qenë i kujdesshëm ndaj lëvizjeve që mund të nxisin Rusinë të përshkallëzojë luftën.

Zyrtarët amerikanë i thanë Reuters se edhe Uashingtoni së shpejti mund të heqë dorë nga kundërshtimi i tij për dërgimin e tankeve “Abrams” në Ukrainë.

Gjithsesi Pentagoni refuzoi të komentojë zyrtarisht lidhur me këtë çështje.

Dërgimi i tankeve perëndimorë në frontin e luftës ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e Kievit, i cili i sheh si armën e duhur për të thyer linjat mbrojtëse ruse dhe për të rimarrë territoret e pushtuara në lindje dhe jug.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Luftime intensive në rrugët e Severodonetsk

Forcat ruse në qytetin kyç të Severodonetsk ‘nuk kanë bërë përparime në…

Rusia mund të përballet me vështirësi “të jashtëzakonshme” ushtarake në Ukrainë – thotë shefi i shtabit të Ministrit Federal të Mbrojtjes së Gjermanisë

Rusia tani mund të përballet me vështirësi “të jashtëzakonshme” ushtarake në Ukrainë,…

Ministrja Hajdari reagon pas kallëzimit penal nga Agjencia Kundër Korrupsionit

Të hënën gjatë ditës, është raportuar se Agjencia Kundër Korrupsionit ka dorëzuar…

Ukraina thotë se ka vrarë edhe dy gjeneralë të tjerë rusë

Ushtria ukrainase pretendon se ka “eliminuar” dy gjeneralë të tjerë rusë gjatë…

“Gjueti shtrigash”, Trump refuzon t’i përgjigjet hetuesisë

Ish-presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të hetuesisë…