Ngarkesa e parë e tankeve Leopard 2 nga Gjermania është dërguar në Ukrainë, ka thënë ministria gjermane e mbrojtjes.

Siç vënë në pah mediat e huaja, përcjell Telegrafi, tetëmbëdhjetë tanke luftarake u dorëzuan pasi ekuipazhet ukrainase u trajnuan për t’i përdorur ato.

Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius tha se ishte i sigurt se tanket mund të “luanin një kontribut vendimtar” në vijën e parë të luftës.

Dhe sipas raporteve nga Ukraina, atje kanë mbërritur edhe tanket Challenger 2 nga Britania e Madhe.

Ukraina ka kërkuar prej muajsh për më shumë automjete dhe sisteme armësh për të ndihmuar në luftimin e pushtimit rus.
Komandanti ukrainas publikon pamje të njësive të helikopterëve në aksione luftarake kundër rusëve
Komandanti ukrainas publikon pamje të njësive të helikopterëve në aksione luftarake kundër rusëve.
Qeveria ukrainase nuk ka komentuar ende për mbërritjen e Leopard 2, por ata kanë konfirmuar mbërritjen e tankeve të parë Challenger 2 të prodhuara në Mbretërinë e Bashkuar.

Rreth 2000 Leopard 2, të konsideruar gjerësisht si ndër tanket më të mirë të betejës kryesore të prodhuara nga vendet e NATO-s, janë në përdorim nga vendet evropiane.

Gjermania ra dakord të furnizonte Ukrainën me tanke në janar, pasi fillimisht hezitoi ta bënte këtë – apo edhe t’i lejonte vendet e tjera të dërgonin të tyret.

Sipas ligjit gjerman, Berlini duhet të miratojë që Leopard 2 të rieksportohet nga çdo vend.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka theksuar se tanket “kanë hyrë në duart e miqve tanë ukrainas siç u premtua dhe në kohë”.
Ndryshe, ushtria gjermane ka trajnuar ekuipazhet e tankeve ukrainase për të përdorur variantin e avancuar A6 të Leopard 2 gjatë disa javëve të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Përleshje fizike mes dy grupeve në burgun e Idrizovës, dy të plagosur

MPB bën të ditur se ditën e djeshme ka pasur përleshje fizike…

Personi që sulmoi burrin e Nancy Pelosit hyri me çekiç në shtëpi dhe bërtiti “ku është Nancy?”

Një person që sulmoi bashkëshortin e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të…

Bilbao befasoi Barcelonën (VIDEO)

Bilbao ka arritur të mposhtë në rezultatin minimal 1-0 Barcelonën. Një ndeshje…

Kurti: Së shpejti finalizohet Programi qeverisës dhe Plani i Veprimit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur se gjatë vikendit,…

Një raport i ri për Kosovën para Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë të enjten…