Gjermania miratoi dërgimin e armëve me vlerë prej miliona eurosh në Turqi, madje edhe pas sulmit turk në Siri, sipas përgjigjes ndaj një pyetjeje në Bundestag, e bërë nga deputetë të partisë së majtë “Die Linke”.

”Në nëntë muaj e gjysmë, mes 9 tetorit 2019 deri më 22 korrik 2020, qeveria hapi dritën jeshile për dërgesat me vlerë 25,9 milion euro, por në atë dërgesa nuk pati armë lufte”, sipas përgjigjes së dhënë nga Ministria gjermane e Ekonomisë.

Trupat turke hynë në veri të Sirisë për të luftuar milicinë kurde të YPG, të cilën qeveria në Ankara e konsideron si një organizatë terroriste. Qeveria gjermane atëherë vendosi një ndalim të pjesshëm të eksportit të armëve, i cili vlen vetëm për armët dhe pajisjet e tjera ushtarake që mund të përdoren në Siri.

Eksportet e armëve në Turqi janë të diskutueshme jo vetëm për shkak të ofensivës në Siri, por edhe për shkak të pjesëmarrjes së Turqisë në konfliktin në Libi. Sipas OKB-së, Turqia është një nga vendet që ende nuk arrijnë t’i përmbahen embargos së armëve në Libi, edhe pse ata u angazhuan për këtë në samitin e Libisë në Berlin në janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…