Një shqiptar dyshohet se e ka vrarë ish- gruan e tij.

Ngjarja tragjike ka ndodhur të shtunen në Gjermani, në fshatin Markdorf në Baden Wurttenberg.

47-vjeçari kishte shkuar në vendin e punës tanimë të së ndjerës.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, bëhet e ditur se burri kishte qenë i dehur kur e kishte qëlluar 44-vjeçaren.

Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në paraburgim, u bë e ditur nga një komunikatë e përbashkët e Policisë së Ravensburgut dhe prokurorisë së Konstanzës.

Organet e rendit bëjnë të ditur se po punohet për zbardhur krimin.

Sipas tyre, dyshohet se ngjarja ishte parë nga ana e dëshmitarëve, por se ishin larguar nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinte policia.

Policia i fton të gjithë ata që kanë informacione lidhur me ngjarjen që të japin ndihmën e tyre lidhur me rastin.

Gruaja ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Motivet e ngjarjes tragjike ende mbeten të paqarta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Specialja e dënon me 26 vjet burgim Salih Mustafën

Gjykata Speciale e ka dënuar me 26 vjet burgim Salih Mustafën. Mustafa…

Kryeministri Kurti flet sot për takimin në Bruksel

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të flasë për takimin e…

Udhëheqësi i lartë ushtarak amerikan thotë se një raketë hipersonike e Kinës ‘përshkoi botën’

Një raketë test hipersonike e Kinës gjatë verës “përshkoi botën”, tha gjenerali…

Rrahja e djalit të Nenad Rashiqit, shtatë të dyshuarit sot dalin para gjykatës

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka kërkuar paraburgim ndaj tetë personave që janë…

Labinot Tahiri ndan dy mijë euro për të helmuarit në Deçan

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Labinot Tahiri, ka ndarë dy mijë euro për…