Hetuesit rusë kanë gjetur kutinë e zezë të aeroplanit që u rrëzua të mërkurën në Tver të Rusisë, ku supozohet se humbi jetën shefi i grupit të Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe nëntë persona të tjerë që ishin në bordin e fluturakes.

Komiteti hetimor tha gjithashtu se trupat e gjetur në vendin e rrëzimit do t’i nënshtrohen testit gjenetik për të konfirmuar identitetin e tyre.

Prigozhin – së bashku me drejtues të tjerë të grupit mercenar Wagner – besohet të ketë qenë në aeroplanin që u rrëzua në mënyrë misterioze të mërkurën. Ende nuk është paraqitur asnjë provë konkrete për të vërtetuar vdekjen e tyre.

“Hetimi do të kontrollojë me kujdes të gjitha versionet e mundshme të asaj që ka ndodhur”, tha komiteti në Telegram.

Komiteti shtoi se “sendet dhe dokumentet që janë të rëndësishëm për të vërtetuar të gjitha rrethanat e rrëzimit janë gjithashtu duke u sekuestruar” për ekspertizë mjeko-ligjore.

Pavarësisht se janë gjetur regjistruesit edhe trupat, mund të kalojë shumë kohë para se të dalin të dhënat e hetimit zyrtar.

Kutitë e zeza përmbajnë sasi të mëdha të të dhënave të fluturimit për t’u analizuar, si dhe regjistrime audio të kabinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Publikohen pamjet kur burri i armatosur hyri në një klub nate në Oslo dhe filloi të qëllonte me armë

Vazhdon debati në Kuvend për rikonstruimin e Qeverisë së RMV-së

Deputetët sot prej orës 11:00 duhet ta vazhdojnë mbledhjen e 104-t në…

Padia për Bexhetin, Anti-korrupsioni e ka dorëzuar nismën

29 ditë pas konstatimit se kryetari i Sarajit Blerim Bexheti duhet të…

Lajçak e Von Cramon diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është…

Kurti: Vetëvendosje do t’i marrë 2/3 e votave në zgjedhjet e reja

Lëvizja Vetëvendosje është duke e mbajtur mbledhjen se 42-të të Këshillit të…