Policia bën të ditur se dje një person ishte gjetur i lidhur me litarë në rrugën magjistrale Deçan-Gjakovë.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë takuar viktimën i cili ka deklaruar se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën në rrugë ishte ndaluar nga tre persona që ishin të maskuar dhe njëri prej tyre i armatosur, ata ia kishin grabitur një qese najloni në të cilën kishte pasur para të gatshme.
Të njëjtit me një veturë ishin larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, rasti vazhdon të hetohet.