Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në komunën e Çashkës. Kryetari i kësaj komune Goran Stojanovski ka bërë të ditur se një vajzë 10 vjeçare ishte zhdukur dje, por e njejta është gjetur mëngjesin e sotëm e vdekur në lumin “Mala Reka”.

Vajza quhet Eshurime Beqirova dhe sot është gjetur e vdekur në lum rreth orës 09. Vogëlushen dje e kanë kërkuar gjatë gjithë ditës dhe mbrëmjes por nuk kanë arritur ta gjejnë.

“R.I.P. Pas zhdukjes së djeshme në fshatin Banjicë, 10 vjeçarja Eshurime Beqirova në ujërat e turbullta të Mala Rekës dhe pas kërkesës së djeshme, mëngjesin e sotëm është gjetur poshtë fshatit. Një humbje e madhe për banorët e komunës së Çashkës, shkollës Todor Janev në fshatin Çashkë, familjen Beqirov dhe gjithë ne. Ngushëllime familjes”, ka shkruar kryetari i komunës Stojanovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Aleanca akuzon Qeverinë se gënjeu për sistemin e ngrohjes së Spitalit të Çairit

Edhe pse po bëhen gati një vit, problemi me spitalin gjinekologjik të…

Pas 20 viteve Serbia dhe Maqedonia e Veriut hapin kufirin që ndante shqiptarët

Ministrat e brendshëm të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë si dhe zv/kryeministri…

RDK shqyrton mundësinë për mospjesëmarrje në zgjedhjet e 12 prillit

Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) po shqyrton mundësinë e mospjesëmarrjes në zgjedhjet e…

Korrupsioni, problemi kryesor për fillimin e negociatave me BE-në

Korrupsioni është njëri nga problemet më të mëdha në vend, por edhe…

Zoran Zaev thumbon funksionarët e BDI-së

Vazhdon retorika e ashpër parazgjedhore mes partnerëve të koalicionit, LSDM dhe BDI.…