Një qytetar derisa po i pastronte varrezat me rastin e festës së Bajramit, ka hasur në mbetje mortore.

Rasti ka ndodhur në fshatin Leshan të komunës së Suharekës.

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Vesel Gashi.

Gashi tha se nuk dihet se cilës periudhë kohore i takojnë ato eshtra.

“Një banor i fshatit i cili tradicionalisht i pastronte varrezat për Bajram, ka hasur në mbetje mortore. Ai e ka njoftuar menjëherë policinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësiti i krimeve të luftës dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe i kanë tërhequr ato”.

“Tani me rastin po merret njësiti i krimeve të luftës. Eshtrat janë dërguar në IML. Nuk dihet se cilës periudhe kohore i takojnë ato eshtra”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Gjykata ndalon shitjen e librit ku Fërçkovski akuzohet për atentatin ndaj Gligorovit

Gjykata Themelore Shkupi 2 për shkak të shkeljes së të drejtave personale…

Në Francë suspendohen 3.000 punonjës shëndetësorë, nuk u vaksinuan kundër COVID-19

Rreth 3.000 punonjës shëndetësorë që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19 në Francë…

Lajçak takon Reekerin, flasin për Ballkanin Perëndimor

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar sot…

Mjekët: Rezultatet do të tregojnë nëse pacientja është e prekur nga koronavirusi

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka pranuar se në Klinikën Infektive është…

Arrestohet një zyrtar i komunës së Pejës, e bëri jashtëligjshëm shtetas të Kosovës një të huaj

Një zyrtar i komunës së Pejës është arrestuar për keqpërdorim të detyrën…