Ndihmësit e Biden gjejnë dokumente të reja sekrete të Presidentit

Ndihmësit e presidentit amerikan Joe Biden kanë gjetur sërish dokumenta të reja të klasifikuara cka rrit më tej sikletin politik brenda Shtëpisë së Bardhë.

Dokumentat e parë sekretë u gjetën në një zyrë private në Uashington që zoti Biden e përdorte dikur . Ai u shpreh më herët i befasuar kur mësoi për ekzistencën e tyre.Çështja është në shqyrtim nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Nuk është ende e qartë se kur dhe ku u gjetën dokumentat e reja të presidentit amerikan. Në dosjen e parë prej rreth 10 dokumentesh që u zbuluan në Nëntor në Qendrën “Penn Biden”, një institut pranë Shtëpisë së Bardhë, por që dolën në dritë vetëm këtë javë përfshijnë të dhëna të inteligjencës amerikane dhe materiale informuese në lidhje me Ukrainën, Iranin dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Autoritet amerikane po nisin hetimet ndaj presidentit dhe familjes së tij. Ligji kërkon që të gjitha të dhënat e Shtëpisë së Bardhë, përfshirë ato të klasifikuara, t’i dorëzohen Arkivit Kombëtar të SHBA-së.Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se avokatët e Biden njoftuan arkivat sapo gjetën materialet e klasifikuara.Gushtin e kaluar, agjentët e FBI kontrolluan shtëpinë e ish-presidentit Donald Trump në Florida dhe sekuestruan më shumë se 10,000 dosje që Trump nuk i kishte dorëzuar në Arkivin Kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Arrestohen prindërit e 15-vjeçarit të akuzuar për katër vrasje në një shkollë

Policia në shtetin e Miçiganit njoftoi se ka arrestuar prindërit e një…

Aleati i Putin: Rusia do të pushtojë sot Mariupolin

Një aleat kryesor i presidentit Vladimir Putin tha se forcat ruse do…

Pasaportë e veçantë udhëtimi për të vaksinuarit në BE?

Propozimi i Kryeministrit grek po gjen mbështetje në Bruksel Një dokument vaksinimi…

Përfundon takimi Rama-Kurti

Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilluan një takim…

Qosja: Çështja kombëtare shqiptare pjesërisht e përmirësuar, politika të luftojë korrupsionin e nepotizmin

Me çlirimin e Kosovës nga pushtimi serbe dhe shpalljen e pavarësisë së…