ESPN raporton se pas fitores së Holandës në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, Virgil Van Dijku është favorit për ta fituar Topin e Artë, duke e lënë prapa vetes Lionel Messin.

Duopoli dhjetëvjeçar i Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos për Topin e Artë mori fund vitin e kaluar, kur me këtë çmim u shpërblye mesfushori kroat i Real Madridit, Luka
Modriç.

Ky triumf i kroatit mund t’ua ketë hapur derën edhe garuesve të tjerë, pasi që tani favorit për Topin e Artë të këtij viti po konsiderohet qendërmbrojtësi holandez i Liverpoolit, Virgil Van Dijku.View image on Twitter

View image on Twitter

ESPN UK@ESPNUK

👀

Virgil van Dijk is now favourite to win the Ballon d’Or 37911:42 PM – Jun 6, 2019122 people are talking about thisTwitter Ads info and privacy

Van Dijku këtë sezon me Liverpoolin e mbylli duke triumfuar me rezultat 2:0 në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit. Për paraqitjen e tij në këtë finale, ai u shpërblye me çmimin e UEFA-s për lojtarin e ndeshjes.

Pas këtij triumfi, gjasat e Van Dijkut për ta fituar Topin e Artë të këtij viti u rritën edhe më shumë, pasi që të mërkurën në mbrëmje ai arriti ta fitojë me Holandën gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, kundër Anglisë.

Në anën tjetër, Messi e mbylli sezonin vetëm me trofeun e La Ligës, pasi që dështoi në finale të Kupës së Mbretit me Barcelonën kundër Valencias, ndërsa në Ligën e Kampionëve Liverpooli ia ndali rrugëtimin në mënyrë tronditëse në fazën gjysmëfinale.

Përkundër që nuk arriti ta fitojë tripletën që e ëndërronte këtë sezon, Messi mbetet ndër lojtarët favorit për këtë çmim, pasi që shkëlqeu në 50 ndeshjet e zhvilluara me 51 gola dhe 22 asiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

2 kampionë Ballkani për Shqipërinë në boks

Sportistët shqiptarë marrin 5 medalje në këtë aktivitet Dy kampionë dhe 3…

Chelsea në majën e Europës, fiton për herë të dytë trofeun e Champions League

Për herë të dytë në histori, Chelsea është në majën e futbollit…

Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian

Laura Fazliu ka arritur të rrëmbejë medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian…

Përcaktohen finalistët europianë, Roma përballet me Feynoord në Tiranë

Roma – Feynoord do të jetë finalja e Conference League që do…

Boksierët e Kosovës nisen për në Beograd

Kombëtarja e Kosovës në boks do të niset për në Beograd, ku…