Ambasadori evropian në vend Dejvid Gir në panelin e sotëm për afirmimin e gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj cirilik, të organizuar nga Ministria e Kulturës, tha se në ditën kur Maqedonia e Veriut do të bëhet vend-anëtar i BE-së atëherë dhe gjuha maqedonase do të bëhet pjesë e familjes gjuhësore të BE-së dhe kështu do të bëhet gjuhë zyrtare brenda Unionit.

“Në BE kemi 24 gjuhë që janë në përdorim zyrtar. Ka gjuhë të tjera që ne i duam brenda Bashkimit Evropian dhe në fakt të gjitha këto gjuhë janë pjesë e identitetit tonë kolektiv të BE-së. Jam më se i sigurt se në ditën kur Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e BE-së, edhe gjuha maqedonase do të bëhet pjesë e familjes së gjuhëve të BE-së dhe do të bëhet gjuhë zyrtare në kuadër të BE-së”, theksoi Gir.

Me gjithë këtë, shtoi ambasadori evropian, gjuha maqedonase do të forcohet edhe më shumë, që do të thotë se do të keni një armatë të tërë përkthyesish që do të punojnë në përkthimin e acqui-së ose në përkthimin e legjislacionit maqedonas, të ashtuquajturave standarde dhe praktika evropiane.

Ai përkujtoi se BE-ja financon edhe fushata të shumta për promovimin e gjuhës maqedonase, ndërsa, siç tha, së shpejti kanë filluar fushatën për promovimin e gjuhës maqedonase me veprën “Lindja e fjalës” të autorit të njohur maqedonas, Aco Shopov, dhe në këtë kontekst u hap edhe një ekspozitë që tërhoqi interesim të madh nga të rinjtë e Maqedonisë së Veriut, të cilët janë e ardhmja e këtij vendi.

Në debat, krahas ministres së Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, morrën pjesë edhe zëvendës kryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ambasadori i BE-së në vendin tonë, Dejvid Gir, si dhe Elena Jovanova-Grujovska nga Instituti për gjuhë maqedonase “Kërste Misirkov”, Natasha Avramova nga Instituti për letërsi maqedonase, Ludmill Spasov nga Këshilli për gjuhë maqedonase dhe Vesna Mojsova-Çepishevska nga Seminari për gjuhë, letërsi dhe kulturë maqedonase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ambasadori bullgar: Marrëdhëniet Shkup-Sofje, si para 2017-s

Marrëdhëniet mes Shkupit e Sofjes janë rikthyer në situatën që ishin përpara…

Hetim për origjinën e Covid-19, Kina jep miratimin

Zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thanë të enjten se Kina do…

Koreja e Veriut lëshon raketa për herë të gjashtë në dy javë

Koreja e Veriut ka lëshuar edhe dy raketa të tjera balistike të…

Zelensky u bën thirrje rusëve që të ‘ndalojnë’ Putinin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje qytetarëve rusë që…

Opozita shqiptare dhe Qeveria arrijnë marrëveshje për ligjin e shtetësisë

Arrihet marrëveshje verbale për ligjin e shtetësisë. Nga takimi mes kryeministrit Zoran…