Giorgia Meloni, është betuar sot si kryeministrja e parë femër e Italisë.

Kështu, ajo i ka dhënë partisë së saj një nivel pushteti që ka qenë i paarritshëm për forcat e tjera të ekstremit të djathtë në Evropën Perëndimore.

Ceremonia e betimit u zhvillua në pallatin presidencial të Italisë, ndërsa kabineti i saj pritet të miratohet në një votëbesim parlamentar në fillim të javës së ardhshme, shkruan CNN.

Kujtojmë se partia e Giogia Melonisë “Vëllezërit e Italisë” është në koalicion qeverisës me “Forza Italia” të Silvio Berlusconit dhe Matteo Salvinin e “Lega”.

Ndërsa, javën e kaluar rrodhën disa audio ku treguan se Berlusconi ka marrë si dhuratë për ditëlndje 20 shishe vodka dhe një “letër shumë të mirë” nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Rrjedhjet treguan gjithashtu se Berlusconi ofronte një narrativë miqësore ndaj Kremlinit për luftën në Ukrainë, duke thënë se Putini kishte nisur me ngurrim “operacionin special” në përgjigje të vullnetit popullor, me shpresën për të instaluar “udhëheqës më të arsyeshëm” në Kiev, shkruan CNN, përcjell Klankosova.tv.

Pas kësaj, Meloni u përgjigj duke thënë se kushdo që nuk pajtohet me parimet atlantike dhe evropiane të Italisë nuk do të jetë pjesë e qeverisë, qoftë me koston e mosformimit të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Mediat britanike zbulojnë të pathënat, si avioni spiun amerikan monitoron lëvizjet e Vladimir Putin në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës

Një avion spiun amerikan u pikas javën e kaluar në një bazë…

Presidentja Osmani në Deçan: Rast shumë i çuditshëm, të helmuarit u furnizuan nga dy burime uji

Presidentja Vjosa Osmani ka qëndruar sot në Deçan për të parë situatën…

Rusia shënoi rekord të viktimave me koronavirus

Numri i viktimave me koronavirus ka shënuar rekord për të katërtën ditë…

Gjendet i lidhur me litarë një person në rrugën magjistrale Deçan-Gjakovë

Policia bën të ditur se dje një person ishte gjetur i lidhur…

Zelensky: Kemi rimarrë rimarrë plotësisht në kontroll më shumë se 4,000 kilometra katrorë, që na kishte grabitur Rusia

Ukraina ka rimarrë plotësisht në kontroll më shumë se 4,000 kilometra katrorë…