Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka përgëzuar EULEX-in për iniciativën e ndërmarrë për dërgimin e ndihmave në Ukrainë, duke e cilësuar atë si iniciativë kreative dhe të dobishme.

Gërvalla tha se Kosova nga dita e parë e agresionit rus në Ukrainë, e ka mbështetur këtë të fundit.

“Dua ta falënderoj EULEX-in për këtë iniciativë kreative dhe të dobishme. Kosova nga dita e parë e luftës së pajustifikueshme të Rusisë, ka treguar se ku qëndron Kosova, dhe ne qëndrojmë në anën e Ukrainës”, ka thënë Gërvalla.

Ajo tha se Kosova e kupton shumë mirë gjendjen nëpër të cilën është duke kaluar Ukraina.

“Ndihmat humanitare, sanksionet dhe të gjitha masat tjetra politike e sociale janë një arsye që tregojnë se Kosova e kupton mirë se ku po kalojnë ukrainasit”, ka thënë Gërvalla.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

SHBA, Komisioni i Etikës nis hetimet ndaj republikanit Matt Gaetz

Komisioni i Etikës i Dhomës së Përfaqësuesve, i cili kontrollohet nga demokratët…

Liz Truss do të kandidojë për kryeministren e ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss ka njoftuar se do të kandidojë…

Katari: Ndërhyrje urgjente për kapërcimin e situatës së rëndë humanitare në Liban

Shteti i Katarit mori pjesë konferencën virtuale për situatën humanitare në Liban,…

Johnson: Dëshmitë janë të qarta, Rusia planifikon pushtimin në Ukrainë

Kryeministri britanik Boris Johnson thotë se “dëshmitë janë të qarta” se Rusia…

Haxhiu: Paraja e pasuria e keqpërdorur duhet të konfiskohet – ajo është e qytetarëve dhe jo e individëve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ndër zotimet e para…