Kur një karakter ndërtohet mbi gënjeshtra e hipokrizi, kur një karrierë ndërtohet mbi gënjeshtra ndërsa “të vërtetën” e ka përdorur vetëm përgjatë dhënies së informacioneve në UDB, kur një gjysëm familje i përket llozhës së UDB-së, patjeter që do të lindin pasardhës gjenetikisht rrencakë, gjenetikisht udbashë, gjenetikisht të prishur

Nga Halid Sadiku

I prishuri gënjeshtrën nuk e përdor për së mbari, për t’i shpëtuar të keqes! Ai gënjeshtrën e përdor për ta përçuar mesazhin deri te personat, deri te institucionet shtetërore, deri te funksionarët se, vetëm UDB-a, vetëm udbashi nuk duhet gënjyer kurse institucionet dhe pozitat shtetërore, po!

Kështu njeriu i prishur i futet për ta gënjyer edhe gjyqin, edhe gjykatësin, me shpresë se gënjeshtra e tij do ta superojë institucionin e shtetit dhe kështu, i prishuri, do të ngadhnjejë edhe duke gënjyer edhe duke e marrur më qafe të pafajshmin!

Po çka ndodhë nëse e humb gjyqin, nëse nuk ia del ta joshë gjyqtarin me rrena! Natyrisht që do të vuloset institucionalisht si rrencak ndonëse do të mundohet të dalë si viktimë e faktit që ështe recidiv i udbashëve dhe si të tillë e diskriminon gjyqësori. Për t’i bërë eventualisht të vërteta genjeshtrat ai, si puna e Shaqir Fetait, është në gjendje të paguaj shpenzime gjyqi, nga fitri e zeqati, është në gjendje të paguaj avokatë jomyslimanë vetëm e vetëm që “armiku” të ndëshkohet, sepse, armiku i shtetit meriton ndëshkime edhe mbi baza të akuzave të sajuara, “recetë” kjo tipike komuniste. Po çka ndodhë kur gënjeshtra e të prishurit nuk shitet; kur gjyqësori e nxjerr si rrenc, si shpifës, si matrapaz! Natyrisht, do të nisin metodat e UDB-së për hakmarrje kundër “armikut” të udbashit.

Ky rrencaku, tipi i Shaqir Fetait, instalacionit të gërditshëm të shërbimeve antiislame që e sollën në krye të BFI-së, i duhen njerëz përreth edhe më të prishur se ai. Sepse, të gjithë i paraqet si vegla të cilët ia ka imponuar UDB-a. Dmth “i miri”, Shaqir Fetai, të cilit këmbët po ia ngatërron UDB-a. Përreth tij vegjetojnë, kriminelë, hajna, vjedhës të haxhit në xhepat e të cilit hyjnë më shumë para se sa në arkën e BFI-së. Ai i përdor këta xhokerë edhe për t’i tallur organet jokomuniste sot si dhe për t’i nënvlerësuar organet dhe institucionet ndërkombëtare, për ta nënçmuar botën turko-arabe, sepse ky është stili i UDB-së.

Pra, gënjeshtra, financimi i institucioneve shtetërore me shpresë se do t’ia bëjnë të ligjshëm rrenën,  përçmimi i themeleve të së vërtetës dhe demokracisë, nënvlerësimi i porosive kuranore – këto janë karakteristikat e sojit të Shaqir Fetait i cili tashmë është bërë i lexueshem si letëra lakmusi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Mediokri në konferencë

Shaqir Fetai po na udhëtuaka për në Kajro! Jo për të shprehur…

Tri aktet juridike të diskriminimit kulturor (I)

Mendjendrituri, Arbën Xhaferi, ish-kryetari i PDSH-së, duke i përçmuar me neveri qeveritë…

Regjistrimi i medresantëve po pengohet nga “rijaseti” i Shaqir Fetait

Deputeti i Aleancës për Shqitarët, Halil Snopçe, ka ngritur në Parlament një…

Strategjia e diskriminimit kulturor

Në Komisionin parlamentar për kulturë, shpesh u loz loja e njëjtë politike…