Gazetari Shërbimit të Radios Evropa e Lirë, Maryan Kushnir, pësoi një tronditje gjatë një sulmi rus ndaj forcave ukrainase jashtë Kievit në orët e hershme të mëngjesit të 11 marsit.

Kushnir, i cili ishte i përfshirë me trupat ukrainase, raportoi se sulmi ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit në qytetin Baryshivka, rreth 35 kilometra në lindje të kryeqytetit.

Ishte e paqartë nëse ishte një sulm ajror apo një sulm me raketë.

“Ata goditën vendin ku unë isha pranë një stadiumi që është përdorur për stërvitje”, tha Kushnir. “Ushtarët po qëndronin aty dhe disa prej tyre u plagosën…. Disa njerëz u plagosën, por unë e di me siguri se askush nuk u vra”.

Kushnir ka punuar për Radion Evropa e Lirë që nga viti 2015 dhe ka mbuluar luftën me Rusinë që kur Moska sulmoi Ukrainën më 24 shkurt.

Luftimet në zonën e Kievit janë bërë gjithnjë e më intensive ditët e fundit pasi forcat ruse kërkojnë të rrethojnë qytetin përballë rezistencës së fuqishme ukrainase.

https://www.rferl.org/a/31748648.html?utm_medium=affiliate&utm_campaign=RFE-player31748648&utm_source=telegrafi.com/&utm_content=player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Opozita e djathtë suedeze në prag të fitores

Demokratët suedezë kundër imigracionit mund të bëhen partia e dytë më e…

Alarmon analisti i njohur : Virusi i politikës ka depërtuar edhe në Gjykatën Speciale

“Dorëheqja e gjyqtarit te z. Keith Raynor, personalisht me duket me hile…

Gjykata e Londrës lëshon urdhrin për ekstradimin e Assange në Shtetet e Bashkuara

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, është më afër ekstradimit në SHBA-ve ku…