Gazetari i njohur Branko Gerovski përmes një shkrimi në portalin e tij “Plusinfo” ka dhënë detaje me emra dhe mbiemra për rastin “Reket”, ku i dyshuari kryesor është Bojan Jovanovski, për shantazhimin dhe përfitimin e 1.5 milionë eurove nga një i dyshuar i Prokurorisë Speciale, gjegjësisht biznesmeni Orce Kamçev. Në këtë rast ai ka përmendur edhe kryeprokruroren e dorëhequr speciale, Katica Janeva, që sipas tij, amerikanët tashmë kanë dhënë sinjalin e qartë se nuk e përkrahin ate dhe se duhet hetim i thelluar lidhur me këtë rast të rëndë për drejtësinë e vendit, përcjellë INA.

Gerovski ka përmendur edhe lidhjet e disa personaver të organizatës “Lidhja Ndërkombëtare” që drejtohej nga Jovanovski – Boki 13. Sipas Gerovskit, deputetë të LSDM-së dhe familjarë të ministrave e funksionarëve të tjerë kanë qenë pjesë e kësaj organizate. Ai ka përmendur edhe familjarë të gazetarëve të njohur që ishin pjesë e organizatës. Në rrjetin e të dyshuarve janë edhe biznesmenë, ndërsa më skandaloze janë “Memorandumet” e nënshkruara mes kësaj organizate dhe disa ministrave për ndërtime të banesave sociale dhe personave me nevoja. Më tepër hollësi sjellë shkrimi i publikuar në Plusinfo.mk, ku Gerovski i shpjegon të gjitha detajet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Sipas Arben Taravarit, Aleanca për Shqiptarët do t’i fitojë zgjedhjet

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka përcjell një porosi…

Filipçe: Epidemia ende është në kulmin e saj, nevojitet zbatim më rigoroz i masave

Gjendja shëndetësore në 24 orët e fundit me 665 teste të bëra,…

Siniçan, Sela: Komuna s’lejoi hidrocentralet e BDI-së

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i ka bërë thirrje policisë…

Macron: Projekti ynë europian është në pikëpyetje

Ky takim i jashtëzakonshëm i Këshillit Europian që do të zhvillojmë sot…

Zaev: Zgjedhjet janë zgjidhje, jo problem

Pavarësisht mosmarrëveshjeve rreth datës së zgjedhjeve, kreu i LSDM-së Zoran Zaev, nga…