Gazetari amerikan Evan Gershkovich është paraqitur në gjykatë në Moskë për të apeluar kundër ndalimit të tij.
Ai u arrestua në qytetin e Yekaterinburgut ndërsa punonte për gazetën Wall Street Journal (WSJ) dhe u akuzua për spiunazh.
Ambasadorja e SHBA në Rusi, Lynne Tracy ishte e pranishme në sallën e gjyqit.
Gershkovich, 31 vjeç, u arrestua më 29 mars. Ai mund të përballet me 20 vjet burgim nëse shpallet fajtor për spiunazh.
Rusia pretendon se ai po përpiqej të merrte informacione të klasifikuara të mbrojtjes për qeverinë amerikane, raporton BBC.
Me arrestimin e tij është hera e parë që Moska akuzon një gazetar amerikan për spiunazh që nga koha sovjetike.