Gazeta gjermane ‘Zuerst.de’, shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë rritur jashtëzakonisht presionin ndaj Serbisë për të njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Sipas këtij shkrimi thuhet se një gjë e tillë ka ndodhur në Washington gjatë takimit të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

“ Pompeo hapur i ka kërkuar Vuçiqit vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd dhe njohje të plotë reciproke”, shkruan gazeta, transmeton Gazeta Express.

Gazeta gjermane citon edhe komunikatën e lëshuar nga faqja zyrtare e Departamentit të Shtetit, ku thuhet se Pompeo i bën thirrje Serbisë që të fokusohet në synimet strategjike.

“Një gjë e tillë mund të arrihet duke përshpejtuar reformat e brendshme dhe duke vazhduar negociatat me Kosovën, për arritjen e një marrëveshje reciproke që bazohet në normalizim”, citohet deklarata e Departamentit të Shtetit.

Ndër të tjera thuhet se Pomepo ka bërë thirrje për dy palët që të shmangin provokimet dhe të kërkojnë një kompromis.

Arritjen e një marrëveshje finale vazhdimisht po e kërkon edhe Bashkimi Evropian duke i kërkuar Serbisë që të pranojë përfundimisht shkëputjen me Kosovën, sepse përndryshe siç shkruan gazeta gjermane, Serbia është kërcënuar që nuk do të futet në Bashkimin Evropian.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është bllokuar që nga nëntori i vitit të kaluar, kur Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për taksë prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë serbe.

Serbia rikthimin në dialog është duke e kushtëzuar me heqjen e taksës, ndërkohë institucionet e Kosovës janë të vendosura që taksa nuk hiqet, pa një marrëveshje për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./GazetaExpress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…