Kryediplomati jordanez Ayman Safadi tha se Izraeli ka nisur një luftë tokësore në Gaza dhe se rezultati do të jetë një fatkeqësi humanitare me përmasa epike

Brigadat Izzeddin Kassam të Hamasit njoftuan se po përballen me sulm tokësor izraelit në Beit Hanoun, në pjesën veriore të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit, përleshje të dhunshme po ndodhin në terren.

Gjithashtu, Al-Aksa TV njoftoi se në pjesën lindore të Gazës janë shënuar përleshje të armatosura midis luftëtarëve palestinezë dhe forcave izraelite.

Ndërkohë, sipas medias izraelite Channel 12, ushtria izraelite thotë se ajo çfarë po ndodh në Gaza nuk është invadim tokësor.

Më herët gjatë mbrëmjes, burime në Ministrinë Palestineze të Komunikimeve dhe Teknologjisë së Informacionit njoftuan se ka pasur një ndërprerje të papritur të shërbimeve nga Rripi i Gazës, me arsye ende të panjohur.

Ndërkohë, kryediplomati jordanez Ayman Safadi tha se Izraeli ka nisur një luftë tokësore në Gaza dhe se rezultati do të jetë një fatkeqësi humanitare me përmasa epike.

“Izraeli sapo ka nisur një luftë tokësore në Gaza. Rezultati do të jetë një fatkeqësi humanitare me përmasa epike për vitet në vijim”, ka shkruar Safadi në rrjetin social X.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Banka Botërore: Çmimet e mallrave pritet të regjistrojnë rënien më të madhe që nga pandemia

Sipas Bankës Botërore, çmimet e mallrave këtë vit pritet të regjistrojnë rënien…

Takimi Kurti-Vuciq në Ohër – Vjen reagimi edhe nga NATO

Të shtunën (sot) në Ohër do të zhvillohet takimi i radhës i…

Kosova dhe Serbia diskutojnë marrëveshjet e deritanishme më 16 nëntor në Bruksel

Prishtina dhe Beogradi konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre në takimin e Brukselit, ku…

Sllovenia mbështet Kosovën për liberalizimin e vizave

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se ka marrë mbështetje për liberalizimin e…

Rruga Shkup-Bllacë, Boçvarski nuk ka përgjigje për vonesën

Ministri i Transportit, Blagoj Boçvarski, nuk e tregon arsyen pse pjesa e…