Policia e Kosovës ka konfirmuar angazhimet policore në mbarëvajtje të sigurisë në veri të vendit, dike bërë të ditur se po asistojnë kryetarët e komunave në veri, si në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse.

Policia konfirmon se sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend.

“Policia e Kosovës (PK), sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend.

Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok,  për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse”, thuhet në njoftim. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Gerxhikov: Republika e Maqedonisë së Veriut duhet t’i plotësojë obligimet e saj nga Marrëveshja për fqinjësi dhe bashkëpunim

Kandidati për president në zgjedhjet e ardhshme në Republikën e Bullgarisë, profesori…

Koreja e Veriut lëshon raketa për herë të gjashtë në dy javë

Koreja e Veriut ka lëshuar edhe dy raketa të tjera balistike të…

Ndalimi i boksierëve kosovarë në Serbi, Kurti tregon hapin e rradhës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është deklaruar lidhur me ndalimin e ekipes…

Ish-kryenegociatorja Tahiri mbështet Qeverinë për reciprocitetin e targave me Serbinë

Ish-kryenegociatorja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Edita Tahiri, po mbështet vendimin…

Drejtor në RMV, punëtor në Kroaci!

Drejtori i një ndërmarrjeje publike në Prilep është paditur penalisht nga e…