Një projektligj i ri që pritet të shkaktojë debate po miratohet në Florida. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare ligji i ri parashikon gjoba për rrjetet sociale që ndalojnë politikanët.

Deri tani projektligji është aprovuar nga të dy dhomat në legjislaturën e Florida. Po ashtu ky projektligj tani duhet të nënshkruhet nga aleati i Trump, Guvernatori Ron DeSantis.

Legjislacioni lejon platformat të pezullojnë llogaritë, por vetëm për 14 ditë, dhe mund të gjobiten deri në 250,000 Dollarë në ditë për shkelje të ligjit.

Ky projekt ligj i ri duket se është bërë në mbrojtje të ish-Presidentit, Donald Trump, të cilit i kanë mbyllur llogaritë në mediat sociale. Trump u ndalua nga Twitter dhe u pezullua nga Facebook dhe YouTube pas trazirave vdekjeprurëse të Capitol Hill në Janar, pasi e akuzuan se nxiti dhunë.

Por nga ana tjetër NetChoice, një grup që promovon shprehjen e lirë në internet, ka mbajtur një qëndrim kundër këtij projektligji.

Ky projektligj besohet se është nxitur nga Guvernatori i shtetit të Florida, DeSantis, i cili njihet si një mik i Presidentit Donald Trump dhe kjo është një ndihmë që i bën atij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…