Xhirimet e krimeve  serbe në luftën e viteve 1998-1999 në Kosovë nuk janë të pakta.

Një xhirim i tillë është bërë edhe nga grupi i medias të huaj, ITN, që kishte raportuar për luftën në Kosovë.

ITN kishte punësuar Safet Gashin si korrespondent.

Gashi ka treguar në emisionin “Kallxo Përnime” se si kanë arritur që të xhirojnë krimet e serbëve në fshatin Mihaliq.

Ai ka thënë se informatën e vetme asokohe për të ditur se ku ka zhvillime të luftës e kanë pasur flakën dhe tymin.

Një “informatë” të tillë Gashi ka thënë se e kanë marrë edhe për Mihaliqin.

Ai ka shpjeguar se si së bashku me stafin e ITN-së kanë shkuar në këtë vend dhe kanë xhiruar ngjarjen.

“Ngritemi në një kodër edhe këta të ITN-it fillojnë me e xhiru tymin që dilke, mbas nja 10 minutave i shohim nja tre apo katër persona që i afrohen tri shtëpive që ishin mbrapa neve [..]. I shoh unë ata duke hyrë nëpër shtëpi edhe i them këtyre të ITN-it ‘dëgjoni këtu ka me u ba drama’, ata për një çast nuk më besuan fort e më thanë ‘ku po e di që nuk janë shtëpitë e tyne’, i thash ‘nuk janë shtëpitë e tyre’. Nuk shkuan as tre minuta e ata ia nisën me i thy xhamat”, ka thënë Gashi.

Gashi ka treguar se personat që kanë thyer këto shtëpi kanë qenë dy në uniformë të ushtarit, një polic edhe një ose dy civilë.

Ai ka rrëfyer se këta të fundit nga shtëpia kanë nxjerrë gjësende, si televizor e të tjera dhe në fund kanë dalë nga shtëpia, e kanë djegur atë dhe kanë gjuajtur në drejtim të  një qeni.

Gashi ka thënë se xhirimi i kësaj ngjarje është i rrallë, pasi pak herë forcat serbe janë zënë në flagrancë duke kryer krime.

“Është një nga herët e rralla ku janë kapur në flagrancë duke kry krimin”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Krijuesja e AstraZenecas: Koronavirusi do të kthehet në një ftohje të zakonshme

Krijuesja e vaksinës AstraZeneca, Dame Sarah Gilbert, ka thënë se koronavirusi ka…

Filipçe: Po përgatitemi për valën e dytë të Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp theksoi…

Mbi 800 qytetarë të Deçanit kërkuan ndihmë mjekësore, Ramosaj: Kem dyshime që helmimi i ujit ka ndodhur qëllimshëm

Me qindra qytetarë të komunës së Deçanit, që nga e shtuna kanë…

Reagon Sela: Të dorëhiqen Zaev, Osmani dhe Dimitrov

Sela pas dështimit të shtatë me hapjen e negociatave, dorëheqja e treshes…

Osmani: BE-ja të kërkoj nga Serbia të ndalë retorikën e saj destabilizuese në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë të përbashkët me presidentin…